Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hedh dyshekun e mamasë me 1 milionë dollarë brenda në të, kursimet e gjithë jetës
English

Hedh dyshekun e mamasë me 1 milionë dollarë brenda në të, kursimet e gjithë jetës

Telaviv, 11 qershor, NOA - Ekzistonte dikur mania për t'i fshehur kursimet në dyshek e kjo traditë e largët duket se nuk qenka larguar as në vitet e sotme dhe as në vendet e pasura.

Një grua e moshuar nga Izraeli kishte fshehur në dyshekun e saj, plot 1 milionë dollarë, të cilat ishin kursimet e një jete të tërë, por vajza e saj nuk e ka ditur një gjë të tillë dhe ia ka fkalur dyshekun, me gjithë paratë e majme, drekt e në koshin e plehrave.

Vajza izraelite gabimisht e ka hedhur dyshekun me një milion dollarë të fshehur në të, me gëzimin se i kishte blerë nënës së saj një dyshek të ri.

Por vetëm pasi e kishte hedhur të vjetrin, e kishte kuptuar se nëna e saj në dyshek kishte fshehur kursimet e tërë jetës së saj. Kur ka shkuar të kërkojë dyshekun e hedhur, ka parë se punëtorët e kompanisë së higjienës publike e kishin marrë atë, derisa kërkimi nëpër tri depo deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat. Drejtuesi i njërës prej deponive të mbeturinave ka deklaruar se të punësuarit e tij po e ndihmojnë gruan, e cila është tmerrësisht e dëshpëruar, por nga ana tjetër ka thënë se është e vështirë të gjendet dysheku në një vend ku çdo ditë hidhen nga 2.5 tonë plehra.

n.e/NOA

KOMENTE