English

Kanosi me armën që e mbante pa leje, kapet i shpalluri në kërkim nga policia

Krujë, 11 qershor, NOA - Forcat e policisë së Krujës kanë mundësuar ndalimin e 21-vjeçarit Roland Pula, lindur dhe banues në fshatin Gramëz të Krujës, pasi që një vit më parë ekzistonte ndaj tij një masë sigurie "Arrest me burg" për veprën penale të "kanosjes dhe armëbajtjes pa leje" parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të kodit penal.

Kjo pasi, sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, më datë 13.09.2008, për motive të dobëta, ai ka kanosur me armë zjarri Atin Musteqjan, banues në Fushë-Krujë.

Ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Krujës me shkresën nr. 18/125 të datës 05.12.2008.

n.e/NOA

KOMENTE