Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënohet familjarisht Brahimllari, gjyqtari i Krimeve të Rënda
English

Kërcënohet familjarisht Brahimllari, gjyqtari i Krimeve të Rënda

Tiranë, 11 qershor NOA Update - Gjyqtari i cili po gjykon dosjen e "Bandës së Durrësit", Gurali Brahimllari është kërcënuar së bashku dhe me familjen e tij.

Lajmin e dha sot Policia e Shtetit e cila tha se pas një urdhri të marrë nga Ministria e Brendshme ka marrë nën mbrojtje familjen e gjyqtarit.

Sipas burimeve policore, mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth një jave më parë, pas mbarimit të procesit gjyqësor të "Bandës së Durrësit".

Ndërkohë që dyshohet se kërcënimet kanë ardhur nga të afërmit e të pandehurve. Sipas burimeve policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në të njëjtën kohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë vënë masa ekstreme të mbrojtjes së gjyqtarëve.

Por jo vetëm kaq këtyre të fundit do t'u vendoset edhe nga një efektiv policie pranë banesës, për shkak të dosjeve që ata gjykojnë.

Gjyqtarët e gjykatës së Krimeve të Rënda deri më sot janë shoqëruar nga forca të Briskut, të cilët janë të pranishëm edhe gjatë ditës.

e.l/NOA

KOMENTE