Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjegjësia multidimensionale e partive
English

Përgjegjësia multidimensionale e partive

Askush nuk mund të qahet për mungesën e kontureve të gjyqësorit dhe sot ajo që presupozon një nga elementët më të rëndësishëm të shtetit të së drejtës është korrektësia e marrjes së vendimeve në rastet eventuale të kontestimeve dhe të vendosjes në tryezën ku do të merren vendimet e Kolegjit Zgjedhor i çështjeve që nuk kanë të bëjnë thjesht, me një çështje të segmentuar, me një çështje që ka të bëjë me subjekte politike, por në radhë të parë me vullnetin e elektoratit shqiptar

Nga Bamir Topi

President i Republikës, Kryetar i Këshillit të lartë të Drejtësisë*

Sot realizojmë takimin e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë me axhendën e të cilit natyrisht jeni njohur. Padyshim kjo mbledhje e sotme dëshmon që axhenda e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, intensiteti i punës së tij nuk zbehen as në situata të tilla kur e tërë vëmendja e jetës politike shqiptare, e institucioneve të drejtësisë dhe e shoqërisë është përqendruar në fushatën elektorale të zgjedhjeve të qershorit, që konsiderohen zgjedhje mjaft të rëndësishme, një test për demokracinë dhe një test i jashtëzakonshëm për të ardhmen e Shqipërisë në familjen evropiane. Padyshim, në këtë kontekst mund të themi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndonëse është një institucion kushtetues, i cili në aparencë, por edhe në substancë u qëndron larg interferencave të çfarëdolloj natyre për zgjedhjet politike në Shqipëri, padyshim për një funksion kushtetues të ligjit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe sistemi i drejtësisë japin prova për zgjedhje të lira e demokratike.

E kam fjalën këtu për Kolegjin Zgjedhor. Sistemi i drejtësisë merret me konfliktet e çfarëdolloj natyre dhe këtu është e qartë që konfliktet eventuale të mundura të subjekteve politike në funksion të rezultatit të zgjedhjeve mund të angazhojnë në mënyrë të qartë edhe Kolegjin Zgjedhor, i cili është i mandatuar dhe padyshim sot edhe një herë dëshiroj të shprehem në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pritshmërinë e lartë që ne kemi për këtë Kolegj: për të realizuar detyrën mjaft të rëndësishme, mjaft delikate, sepse sikurse dihet vota e sistemit të drejtësisë është pikërisht në ndërgjegjen e çdo gjyqtari.

Sikurse thashë, njerëzit e përzgjedhur kanë realizuar standardet e kërkuara dhe tek e fundit ajo që kërkohet maksimalisht është pozicioni i tyre korrekt, përkushtimi i tyre i lartë dhe për interesat e rëndësishme që ka një gjyqtar, kushtetuta dhe ligji.

Kolegji Zgjedhor është i mirëpërcaktuar. Ka patur përpjekje të rëndësishme nga Kuvendi i Shqipërisë, nga partitë politike për ta realizuar Kolegjin Zgjedhor.

Askush nuk mund të qahet për mungesën e kontureve të gjyqësorit dhe sot ajo që presupozon një nga elementët më të rëndësishëm të shtetit të së drejtës është korrektësia e marrjes së vendimeve në rastet eventuale të kontestimeve dhe të vendosjes në tryezën ku do të merren vendimet e Kolegjit Zgjedhor i çështjeve që nuk kanë të bëjnë thjesht, me një çështje të segmentuar, me një çështje që ka të bëjë me subjekte politike, por në radhë të parë me vullnetin e elektoratit shqiptar.

Çdo parti politike ka përgjegjësinë e vet, është multidimensionale, dhe për këtë arsye po e ripërsëris: përgjegjësia e Kolegjit Zgjedhor është maksimale. Së dyti në funksion të frymës elektorale, padyshim edhe të marrëdhënieve të cilat konsiderohen jetike për demokracinë: të marrëdhënieve midis legjislativit, ekzekutivit, por edhe të sistemit të drejtësisë, patjetër partitë politike duhet të shprehen.

Unë nuk mund të jem personi, pa asnjë lloj cilësie, që të orientojë partitë politike të realizojnë performancën e tyre elektorale, por me cilësinë e këtij pozicioni mjaft të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e sistemit të drejtësisë, me vendosjen e parametrave të standardeve evropiane të shtetit të së drejtës, i ftoj që të prononcohen për vazhdimin e reformave në fushën e drejtësisë!

Është realizuar shumë pa diskutim. Ka patur edhe konsensuse të mirëpritura qoftë nga sistemi i drejtësisë, por edhe nga shoqëria shqiptare.

Por është shumë e rëndësishme që partitë të prononcohen në mënyrë elokuente, në mënyrë të qartë që vazhdimi i reformës në sistemin e drejtësisë mbi bazën e vizionit të tyre dhe asnjëherë subjekt i politikës, se kjo është shprehje e demokracisë, dhe vendosja dhe diferencat në spektrin politik, që të demonstrohet, të dëshmohet se politika e reformave është jetike për sistemin e drejtësisë dhe për institucionet në Shqipëri. Këtu ka një element, i cili është specifik. Ju e dini që mjaft ligje që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nuk realizohen dot me mazhoranca të thjeshta. Ato kërkojnë votime të cilësuara ose të shprehem ndryshe, kërkojnë konsensuse.

Për këtë arsye unë e rimarr në diskutim dhe i ftoj partitë që partitë që pavarësisht nga rezultati, pavarësisht kush do të jetë fituesi apo humbësi, reformat që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë kanë të bëjnë në radhë të parë me një vullnet politik, me një predispozicion qytetar në funksion të qytetarit, në funksion të individit, në funksion të sistemit të drejtësisë. Unë nuk do të futem në elementë specifikë, qoftë të retrospektivës, aq më pak të perspektivës, por dëshiroj që ky vullnet të jetë i shprehur, dhe nga partitë politike, të cilat natyrisht ta japin dhe ta kenë të qartë vizionin e tyre perspektiv për të ardhmen e një sistemi të drejtësisë dhe për ato funksione, të cilat janë primare për shtetin e së drejtës. Partitë politike, sikurse mund të shprehem, në këtë lloj lidhje kompatibël që ekziston midis legjislativit, ekzekutivit e sistemit të drejtësisë duhet të shprehen lidhur me ligjvënien e më pas me zbatimin e ligjit.

Janë dy momente që unë dëshiroj të theksoj: vullneti legjislativ i shprehur dhe çështja e buxhetimit të sistemit të drejtësisë, e cila ka të bëjë me realizimin e funksioneve në kushte normale dhe të ketë një tjetër performancë, të ketë një tjetër intensitet, por të ketë patjetër dhe një tjetër ekspozim të sistemit të drejtësisë.

Sepse sistemi i drejtësisë, gjë që ju e dini shumë mirë, ka nevojë për të gjitha këto funksione qoftë për atë që konsiderohet substanciale, pra aktivitetin, funksionin, qoftë edhe për ekspozimin. Padyshim, meqenëse jemi në këtë pikë, pa dashur të futem në elementë konkretë të mbledhjes së sotme, unë po e përsëris atë që kam thënë shpesh: që pjesëmarrja në votimet e 28 qershorit, është shumë e rëndësishme. Pjesëmarrja është një indikator i rëndësishëm i demokracisë.

Është një tregues shumë i rëndësishëm i çdo qytetari në qenien e tij për të vendosur piketat e së ardhmes. Unë u bëj thirrje qytetarëve, është kjo një thirrje e ripërsëritur dhe besoj që është një thirrje, e cila vjen shumë pranë datës së zgjedhjeve që ata që nuk kanë aplikuar, duhet të aplikojnë me shpejtësi!

Shoh një lloj predispozicioni të rritur ditët e fundit. Më vjen shumë mirë! Uroj që në periudhën që ka mbetur, të ketë një shtim të konsiderueshëm aplikantësh nga ana e atyre që ende nuk kanë aplikuar për letërnjoftimet për të bërë të mundur që më datën 28 qershor të gjithë të jenë pajisur me kartat e identitetit dhe të gjithë të tregojnë që zëri i tyre, qoftë edhe i vetëm, është shumë i rëndësishëm për fatin e demokracisë. (*) Fjala e mbajtur sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë

KOMENTE