Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në spitalin e Kukësit: Ndryshim radikal sistemit shëndetësor në vend
English

PS, Rama në spitalin e Kukësit: Ndryshim radikal sistemit shëndetësor në vend

Kukës, 11 qershor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë sot në Spitalin  Rajonal të qytetit të Kukësit, që sipas tij është në një gjendje të papranueshme.

Rama ka bashkëbiseduar me mjekë dhe infermierë të këtij spitali pasi një nga pikat e programit të ri të socialistëve është shëndetësia dhe kreu i opozitës e ka quajtur të patolerueshme gjendjen në të cilin gjendet ky spital sot në të cilin marrin shërbimin shëndetësor jo vetëm qytetarët e Kukësit por të të gjithë qarkut.

"Një nga 7 pikat e planit tonë për ndryshimin, është reforma radikale e sistemit shëndetësor, për të kaluar nga një sistem i falimentuar, bazuar në sigurimet shëndetësore, që ka lënë 40 % të popullit jashtë sistemit dhe ndër ta pjesa më e madhe janë ata që banojnë në Shqipërinë verilindore, në një sistem shëndetësor universal, që të jap akses të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetaret dhe në radhë të parë për të gjithë njerëzit e varfër të vendit, që do të trajtohen në mënyrë të barabartë me sistemin shëndetësor, si qytetar të barabartë të Republikës së Shqipërisë." tha Rama.

Rama ka sqaruar se pas 28 qershorit shërbimi shëndetësor do jetë i prekshëm nga të gjithë nga ata që e paguajnë kontribute por edhe nga ata që janë të varfër. Rama premtoi për një plan investimesh në spitalet rajonale të vendit.

" Pjesë e kësaj reforme, është jo vetëm themelimi i shërbimit shëndetësor kombëtar në të gjithë territorin e Shqipërisë, por të mos harrojmë se në 1/5 e territorit nuk ka këmbë mjeku e këmbë infermieri dhe nuk ka asnjë qendër shëndetësore, por edhe një plan investimesh për spitalet rajonale, duke mundësuar nga njëra anë rritjen e cilësisë së shërbimit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhe nga ana tjetër, një përmirësim rrënjësor të cilësisë së shërbimit në të gjithë spitalet rajonale të vendit" shtoi më tej kreu i PS.

k.k/NOA

KOMENTE