English

Deputeti i PD Xhaferri, reagon për vrasjen në Qerret të Durrësit

Durrës, 12 qershor NOA - Deputeti i Partisë Demorkatike (PD) në Durrës, Ferdinand Xhaferri reagoi sot lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qerret të Durrësit, ku humbi jetën me armë zjarri shtetasi Artan Zeka, banor i këtij fshati.

"Artan Zeka është plagosur rëndë me automatik vetëm sepse po vendoste në mënyrë paqësore flamurët dhe posterat e Partisë Demokratike pranë një lokali në fshatin e tij Qerret", - tha Xhaferri, pak para se viktima të ndahej nga jeta.

Ai pohoi se ngjarja është mjaft e rëndë dhe komentoi: "Është tregues i mentalitetit të krahut të majtë të politikës shqiptare, të cilët vazhdojnë të përdorin metodat e baballarëve të tyre".

Xhaferri siguroi më tej se "ligji do të veprojë me force për ngjarje të tilla".

Një tjetër reagim i menjëhershëm lidhur me këtë ngjarje ishte ai i Prefektit të Qarkut të Durrësit Klodian Pajuni.

Ai, dënoi akte të tilla kriminale që tha se jo vetëm tronditin klimën paraelektorale, por njollosin imazhin e gjithë shqiptarëve.

v.m/NOA

KOMENTE