English

OBSH zyrtarizon pandeminë e gripit të derrit në botë, niveli arrin atë të gjashtin

Uashington, 12 qershor, NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë mësohet se ka marrë vendimin për të shpallur pandemi të gripit të ri.

Ajo i ka njoftuar shtetet anëtare të organizatës për vendimin e ndërmarrë pas shqyrtimit të situatës së keqësuar në SHBA, Evropë, Australi, Amerikën Jugore dhe në vende të tjera, ku numri i të infektuarve me gripin e derrit rritet nga dita në ditë.

Në informacionin paraprak që OBSH ka nisur për anëtarët e organizatës, argumenton se paraqitet i domosdoshëm fakti i rritjes së nivelit të alarmimi të zgjerimit të sëmundjes nga niveli i pestë në nivelin e gjashtë, i cili është edhe më i larti, gjë që sinjifikon realisht nisjen e pandemisë së gripit të derrit.

"Virusi nuk mund të pengohet. Kemi vendosur të kalojmë nga faza e pestë në fazën e gjashtë", ka pohuar lidhur me një fakt të tillë drejtori i përgjithshëmi OBSH-së, Margaret Çan.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 74 shtete në botë kanë njoftuar për 27.737 raste të të sëmurëve nga gripi i ri i derrit.

n.e/NOA

KOMENTE