Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Gjirokastrës kundër akuzave: S'po përdoremi politikisht nga kandidatët
English

Policia e Gjirokastrës kundër akuzave: S'po përdoremi politikisht nga kandidatët

Gjirokastër, 12 qershor, NOA - Duke marrë shkas nga akuzat e kandidatit socialist për qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, se policia po përdoret politikisht nga kandidatët e Partisë Demokratike, Policia e Gjirokastrës ka reaguar me një deklaratë publike përmes së cilës i ka hedhur poshtë këto akuza.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në asnjë rastë dhe rrethanë nuk është vënë në dispozicion të ndonjë kandidati për deputet të ndonjë subjekti politik dhe nuk ka marrë dhe nuk do të marrë asnjë urdhër nga asnjë kandidat apo forcë politike për të ushtruar presion mbi banorë të komunitetit të qarkut Gjirokastër apo mbi banorë të fshatit Lazarat", thuhet në këtë deklaratë.

"Nuk është aspak e vëtetë se po pengohen firmat e ndërtimit për të çuar ujë në fshatin Lazarat, por janë ndaluar të gjitha ato automjete të cilat janë pa dokumentacion përkatës dhe qëllimi i tyre ka qenë për të transportuar ujë për të kultivuar Kanabis Sativa", sqarohet më tej.

Në përfundim të saj, deklarata sqaron faktin se drejtoria e Policisë së Gjirokastrës nuk është bërë dhe nuk do të bëhet palë me asnjë subjekt politik, por vetëm me ligjin, duke vazhduar luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar dhe siguruar rendin e qetësinë publike për gjithë komunitetin si deri më tani.

n.e/NOA

KOMENTE