Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Blushi në Korçë: Berisha, ka shtuar më shumë korrupsionin në vend
English

PS, Blushi në Korçë: Berisha, ka shtuar më shumë korrupsionin në vend

Korçë, 12 qershor NOA - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në Qarkun e Korçës, Ben Blushi në takimet elektorale me banorët e Arzës është shprehur se Sali Berisha, ka shtuar më shumë korrupsionin në vend gjatë mandatit 4-vjeçar.

Sipas Blushit, ekonomia e vendit është më e rrënuar se kurrë në këto 4 vite, pasi Kryeministri mendoi më shumë për pasurimin e familjes të tij.

Ben Blushi, kërkoi që më 28 qershor, i gjithë qarku i Korçës, të votoj Partinë Socialiste. "Vajza apo djem që rriten në fshat, me dëshirën për të mbetur këtu, kur shohin se sa e vështirë është, kur shohin kur fshati bllokohet 3 apo 4 muaj nga dimri, e pastaj duhen 3 apo 4 muaj për të rregulluar jetën në verë apo në vjeshtë. Këta rriten me dëshirën për të ikur nga fshati. Ti thoni kujtdo që sot jeton në emigracion, në rast se do të investoj apo të ngrejë një agrobiznes, se pas 28 qershorit, për 3 vite me radhë, nuk do të paguaj asnjë taksë" tha Blushi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE