Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje, Mogilla kundër decentralizimit
English

Vetëvendosje, Mogilla kundër decentralizimit

Viti, 12 qershor NOA - Në kuadër të Planit të Ahtisaarit parashihet edhe krijimi i komunës së Kllokotit. Në këtë komunë parashihet që të hyjë edhe fshati Mogillë.

Mogilla është një fshat i banuar me shumicë shqiptare në komunën e Vitisë. Nëse ata do të hynin në komunën e Kllokotit, atëherë shqiptarët do të mbesin pakicë.

Me nismën e banorëve të Mogillës, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi një tubim në oborrin e shkollës së fshatit, të enjtën më 11 qershor 2009, në orën 19:00.

Tubimin e hapi Arton Musliu, përgjegjës i qendrës së Vetëvendosje!-s për Viti. Ndër të tjera Artoni theksoi se bashkësia ndërkombëtare duke na e imponuar këtë plan të decentrallizimit po i shkel edhe aktet juridike të cilat i ka nxjerrë vetë, siç është Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, e cila ndalon krijimin e territoreve njëetnike, siç bën Plani i Ahtisaarit.Â

Më pas fjalën e mori Albin Kurti i cili foli në përgjithësi për të këqijat që i sjell procesi i decentralizimit, e sidomos në rajonin e Anamoravës.

Përmes këtij procesi Vitia po bëhet Mitrovicë e re. Nuk kemi nevojë që ta dezintegrojmë Anamoravën, por kemi nevojë që ta integrojmë veriun e Kosovës, theksoi Albini. Për ta realizuar më leht këtë decentralizim etnik, pushtetit i duhen edhe disa njerëz nga fshati juaj, prandaj ata i gjetën disa njerëz si Refik Halili dhe Pajazit Ramadani.

Këta shkuan në emrin tuaj pa ju pyetur juve, për të punuar në dëmin tuaj. Ju nuk duhet të pajtoheni dhe, në të njëjtën kohë, duhet që të organizoheni për ta kundërshtuar decentralizimin. Unë nuk mund ta ndal krijimin e komunës së Kllokotit, por ju mund ta bëni një gjë të tillë. Nëse ju bëheni të gjithë bashkë dhe organizoni, atëherë unë do të jem këtu me ju, tha Albini.

Më pas fjalën e mori doktor Feti Hetemi nga fshati Mogillë, i cili në fillim shpalosi një historik të shkurtër të fshatit, duke treguar për sakrificat e mogillasve gjatë historisë, deri te rënia heroike e Nijazi Azemit - Komandant Mjekrra.

Në fshatin tonë ka edhe serbë, dhe ne nuk jemi që të diskriminohen të drejtat e tyre, mirëpo nuk mund të lejojmë që Serbia të futet deri në fshatin tonë përmes decentralizimit. Nuk mund të pranojmë që pushteti i komunës t'i jep llogari pushtetit të Beogradit, tha doktor Fetiu.

Para të pranishmëve fjalën e mori edhe Hamdi Arifi, mësues i fshatit. Ai tha se duhet ta dinë të gjithë ata që shkojnë flasin e punojnë kundër interesave të fshatit tone, se vend këtu në fshatin tonë nuk kanë. Për fshatin dhe në emër të fshatit mund të flasim vetëm ne dhe jo njerëzit të cilët i ka blerë pushteti me para.

Në fund të tubimit u formuan grupet për organizimin e peticionit kundër decentralizimit dhe kundër përfshirjes së fshatit Mogillë në komunën e Kllokotit. Qëndrim i të gjithëve ishte që do të angazhohen maksimalisht që të mos e lejojnë krijimin e komunës së Kllokotit.

KOMENTE