Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, nga Përrenjasi: Edi Rama, udhëheqës i fshehur pas liste
English

Berisha, nga Përrenjasi: Edi Rama, udhëheqës i fshehur pas liste

Përrenjas, 13 Qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Përrenjasit, ku premtoi se qeveria e tij nëse fiton një mandat të dytë katërvjeçar do të ulë me pesë vjet të moshës për daljen në pension të minatorëve.

Nga Përrenjasi, Berisha ka sulmuar sërish Edi Ramën, duke vlerësuar se "kryetari i PS, nuk ka marrë përsipër të udhëheqë socialistët, po ju kërkon votën por për vete fshihet dhe nuk e vë emrin në listë".

Më tej Berisha ka kujtuar faktin se "dy javë rresht i kërkova që të mbledhim parlamentin dhe e bëra këtë gjë për të nderuar ju, të nderuar socialistë, nuk e bëra për atë. Por ai nuk pranoi".

Ndërsa premtoi se "nëqoftëse ju do të votoni për ne, unë ju garantojë se do të votoni para së gjithash për rrogat dhe pensionet tuaja, për shërbimin shëndetësor modern, për arsimimin evropian të fëmijëve tuaj, për lëvizjen e lirë pa viza që në vitin e parë të mandatit tonë të dytë".

a.k/NOA

KOMENTE