English

Kriza ekonomike, Greqia ka mundësi që të kërkojë ndihmë financiare nga FMN-ja

Athinë, 13 qershor, NOA - Greqia ka mundësi që të jetë vendi i parë anëtar i Eurozonës i cili do t'i drejtohet për ndihmë financiare Fondit Monetar Ndërkombëtar për shkak të ndjeshmërisë së lartë që po përjeton në kuadrin e krizës ekonomike.

Ministri i Financave Yannis Papathanassiou këtyre ditëve bisedoi me Komisionin Evropian për planet e tij mbi luftën kundër recesionit ekonomik, ndërsa njëra nga çështjet kryesore të diskutimeve është edhe ajo se Greqia duhet të duhet të huazojë patjetër 54 miliardë euro.

Kjo është shuma e domosodshme për qeverinë e këtij shteti, që ajo të sigurojë Â mbulojë shpenzimet shtetërore dhe t'i paguajë këstet e kredive të cilat duhet paguar në vitin 2009. Greqia, si dhe shumica e shteteve evropiane, në vitin 2009 hyri në recesion, ndërsa sipas disa parashikimeve pritetet të realizojë rënie të BPV-së prej 5.1 për qind. Krahas kësaj, Athina ka deficit buxhetor prej pesë për qind të BPV-së dhe borxh shtetëror prej 97.6 për qind të BPV-së.

n.e/NOA

Â

KOMENTE