English

Thyhet xhami i zyrës së Partisë Socialiste, shkaku dyshohet për qëllime elektorale

Korçë, 13 qershor, NOA - Shënohet incidenti i radhës i fushatës zgjedhore. Në orët e para të mëngjesit, në lagjen 8, rruga "Vangjel Kocilemi" në qytetin e Korçës, tek një lokal, një pjesë e të cilit është përshtatur si zyre elektorale e subjektit politik të Partiëe Socialiste, është konstatuar thyerja e një xhami të këtij objekti.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore. Â

Paraprakisht, forcat policore kanë ngritur dyshimin se ky mund të jetë një incident i radhës i fushatës elektorale, ashtu siç është vënë re në disa raste me thyerje dhe dhunim të zyrave elektorale të subjekteve politike.

n.e/NOA

KOMENTE