Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha paralajmëron të shkojë nesër në një miting në Tropojë
English

Berisha paralajmëron të shkojë nesër në një miting në Tropojë

Tiranë, 14 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha, ditën e parë të javës që nis nesër do ta çelë me një miting elektoral në qytetin e Bajram Currit që ka mëse 18 vjet që nuk e ka shkelur.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA nga drejtuesit e fushatës elektorale të kryeministrit dhe kryetarit të PD.

Mësohet se në Tropojë, Berisha do të jetë nesër paradite rreth orës 10.00 dhe në qendër të qytetit Bajram Curri, do të zhvillojë mitingun elektoral që mësohet se e ka planifikuar prej disa javësh.

Sipas burimeve të mësipërme qeveritare, Berisha do të jetën po nesër edhe në qytetin e Hasit dhe atë të Kukësit, në disa mitingje të tjera deri në orët e pasdrekes.

Burime të ndryshme nga fushata, thonë se Berisha do të udhëtojë me helikopter në drejtim të Tropojës, por kjo nuk u bë e ditur zyrtarisht.

Nëse Berisha do të jetë nesër në Tropojë, kjo do të jetë hera e parë pas mëse 18 vjetësh që ai shkel në këtë zonë ku është lindur.

Shpesh, Berisha ka qenë në qendër të kritikave nga opozita për faktin se ka afro dy dekada që nuk ikën në rrethin ku është lindur.

Para pak ditësh, kryetari i PS, Edi Rama, përdori një citim të një qytetari, që sipas tij, i shtronte pyetjen se "Kur do të shkojë Sali Berisha në Tropojë".

Disa muaj më parë, në të vërtetë, Berisha e kishte planifikuar edhe një herë, një vizitë në Tropojë, madje kabineti qeveritar dhe institucionet vendore në rrethin verior publikuan axhendën e plotë, por kjo vizitë nuk u krye kurrë.

Pak ditë pas publikimit të lajmit për vizitën e pritshme të Berishës në Tropojë, në zonën ku është lindur kryeministri, ndodhi një vrasje, që mediat raportuan se kishte për viktimë, një të afërm të kryeministrit, i cili u qëllua për vdekje me snajper.

e.l/NOA

KOMENTE