English

Familja denoncon zhdukjen e paqartë të një 18-vjeçareje në Tiranë

Tiranë, 15 qershor NOA - Një vajzë maturante, është zhdukur në rrethana ende të paqarta dhe familja është vënë nën alarm duke denoncuar në polici humbjen e saj.

Lajmi u bë i ditur sot për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare tek Komisariati i Policisë Nr.6 në kryeqytet.

Mësohet se dy ditë më parë, shtetasi Ramadan Beqir Allaraj, 55 vjeç, banues në fshatin Prush, komuna Vaqarr, ka bërë kallëzim penal.

Allaraj ka denoncuar se rreth orës 09.00 të datës 13 qershor, i është larguar nga banesa vajza Rrushe Allaraj, 18 vjeçe.

Policia tha se menjëherë pas denoncimit nisi të punojë për gjetjen e Rrushe Allarajt, por deri tani, nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj, kurse hetimi po vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Dukuria e zhdukjes së vajzave kryesisht në moshë adoleshence, është dendësuar shumë kohët e fundit në Tiranë dhe rrethe. Në pjesën më të madhe, ato kthehen në banesë pditë më pas, duke deklaruar se ishin larguar me dëshirën e tyre dhe ku më së shumti, janë gjetur nëpër motel apo ambiente të tjera me djem që kishin kaluar ditë të mbushura me seks të shfrenuar, larg vëmendjes prindërore.

e.l/NOA

KOMENTE