English

"Gërdeci", shtyhet në Gjykatën e Lartë seanca ndaj Fatmir Mediut

Tiranë, 15 qershor, NOA - Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtes, Fatmir Mediu për çështjen e "Gërdecit".

Mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e gjyqtares, Irma Bala, e cila ka paraqitur raport shëndetësor për justifikimin e saj.

Ministri Fatmir Mediu nga ana e tij, nuk ka qenë prezent në gjykatë, por ashtu si herët e tjera kur është paralajmëruar seancë, ai është përfaqësuar vetëm nga dy avokatët e tij. Kreu i republikanëve do të gjykohet më vete, pasi dosja e tij u veçua nga 28 të pandehurit e tjerë, që të gjithë të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit në të cilën humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Mediu akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe meqë është një funksionar i lartë zyrtar me imunitet, ndaj tij u vendos veçimi i çështjes, pasi deri pak ditë më parë, të 29 të pandehurit për tragjedinë e Gërdecit, gjykoheshin së bashku në Gjykatën e Lartë.

n.e/NOA

KOMENTE