English

Një 52-vjeçar serb zhduket në liqenin e Gazivodës

Prishtinë, 15 qershor NOA - Një 52-vjeçar serb prej katër ditësh rezulton i humbur në liqenin e Gazuvodës në Kosovë.

Policia e Kosovës në Zubin Potok prej katër ditë është vënë në kërkim të një personi, i është raportuar si i humbur në liqenin e Gazivodës. Mësohet se bëhet fjalë për një 52-vjeçar me iniciale serbe, i cili është parë për herë të fundit më 7 qershor të këtij viti, rreth orës 21:30, duke lundruar në liqenin e Gazivodës. Ka qenë një i afërm i personit të humbur, i cili ka njoftuar policinë se për herë të fundit kishte parë atë duke lundruar në liqe me barkën e tij të gomës, nga drejtimi Rovaqki Potok - Rezallë. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të një dite më pas, pikërisht më 8 qershor, Â punëtorët e sigurimit fizik të digës në Gazivodë, kanë konstatuar një barke motorike të gomës, e cila më vonë është zbuluar se i përket personit të raportuar si i humbur. Policia e Kosovës së bashku me njësi të KFOR-it dhe zjarrfikësve të Zubin Potokut, janë në ditën e katërt të kërkimit të personit të raportuar si të humbur në liqenin e Gazivodës, por deri më tani ende nuk është gjetur 52-vjeçari.

k.k/NOA

KOMENTE