Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, 31-vjeçarja denoncon dhunë të egër fizike nga i shoqi
English

Tiranë, 31-vjeçarja denoncon dhunë të egër fizike nga i shoqi

Tiranë, 15 qershor NOA - Ditët e fundit ishin shndërruar në një "ferr" për një grua të re në Tiranë, ndaj ajo e ka sosur durimin, duke kërkuar ndihmën e policisë, që ta mbajë larg dajakut të burrit.

Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Nr. 4, konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA se kanë plotësuar dje kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 31-vjeçaren Benarda T.,

Gruaja e re, banuese në Tiranë, në rrugën "Qemal Stafa", ka pohuar faktin se bashkëshorti i saj 36-vjeçar Alfred Rexhep Tafalla, nga i njëjti vendbanim, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Policia, tha se ndërmori masat për ta mbajtur larg gruan e dhunuar nga i shoqi, duke iu referuar ligjit Nr.9669, datë 8 dhjetor 2006 "Për dhunën në familje", kurse materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

e.l/NOA

KOMENTE