Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Blushi në Korçë: Korça nuk do votojë për këtë qeveri të papunësisë
English

PS, Blushi në Korçë: Korça nuk do votojë për këtë qeveri të papunësisë

Korçë, 16 qershor NOA - Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, ka takuar sot banorët e lagjes nr.10, për t'ju thënë, se më 28 qershor, kanë shumë arsye pse duhet të votojnë Partinë Socialiste.

Sipas Blushit, qeveria e Sali Berishës, duhet të largohet, pasi nuk mbajti pjesën dërrmuese të premtimeve.

"Nëqoftëse Sali Berisha i ka hequr Shqipërisë një gjë, kjo është "puna". Shqiptarët janë sot më të papunë se kurrë, shqiptarët nuk punojnë sot. Nuk punojnë sepse gjithçka vjen nga jashtë, sepse nuk ka investime, sepse fshati është i varfër dhe qyteti është i papunë. Korça pret ditë më të mira dhe Korça di të kuptojë se për kë duhet të votojë. Dhe ndaj më 28 qershor Korça di një gjë: Nuk do të votojë Korça për Sali Berishën, sepse Sali Berisha nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mik i Korçës." tha Blushi.

k.k/NOA

KOMENTE