Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Të fuqizohet liria e shprehjes në Kosovë
English

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Të fuqizohet liria e shprehjes në Kosovë

Tiranë, 16 qershor NOA - Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën ka mbajtur takimin e tetë me radhë, ku është përshëndetur progresi i arritur në Kosovë, është çmuar përkushtimi për të zbatuar të gjitha dispozitat që dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin, është theksuar rëndësia e integrimin të komunitetit serb, pastaj rëndësia e integrimit rajonal të Kosovës, dhe gjithashtu i është kërkuar Qeverisë që të bëjë gjithçka që është e mundur për të promovuar dhe fuqizuar lirinë e shprehjes në vendin tonë.

Ja konkluzionet e takimit ku kanë qenë të pranishëm negociatori Martti Ahtisaari, Â presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. 1. Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) ua uron qytetarëve të Kosovës përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së tyre. Në vitin e kaluar populli i Kosovës ka bërë progres domethënës në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik mbi parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në përputhshmëri me perspektivën tij evropiane. ISG-ja mirëpret vazhdimin e njohjeve të Kosovës nga disa shtete si dhe pranimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. 2. Deklarata e Pavarësisë e datës 17 shkurt 2008 dhe Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) shërbejnë si bazë e Kushtetutës. ISG-ja çmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për të zbatuar të gjitha dispozitat e PGJS-së, ashtu siç përfshihen në Kushtetutë. PGJS-ja është rezultat i përpjekjeve të palodhshme për ndërmjetësim nga Presidenti Ahtisaari dhe ekipi i tij. ISG-ja ndihet e nderuar që sot në mesin e saj ka Presidentin Ahtisaari dhe Ambasadorët Rohan dhe Uisner. Ajo falënderon Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi për fjalimet e tyre në ISG. 3. Integrimi i komunitetit serb të Kosovës si pjesë e një shoqërie shumetnike në Kosovë mbetet objektiv kyç. Kjo mund të arrihet përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme komunale dhe angazhimit në nismën e Qeverisë për decentralizimin i cili do t'i sjellë përfitime të rëndësishme komunitetit serb të Kosovës, si dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë. Reformimi i vetëqeverisjes lokale është i një rëndësie të madhe për forcimin e mëtejmë të qeverisjes komunale për të mirën e çdo qytetari si dhe për të promovuar përfshirjen e të gjithëve në strukturat demokratike të Kosovës. ISG-ja nxit Qeverinë dhe të gjithë ata që janë në pozita me përgjegjësi që të vazhdojnë t'ia shtrijnë dorën në mënyrë të qartë dhe të vendosur secilit komunitet në Kosovë për t'i adresuar nevojat e tyre dhe për të gjetur zgjidhje praktike dhe pragmatike të problemeve të përditshme. 4. ISG-ja nënvizon rëndësinë e integrimit rajonal të Kosovës si parakusht për zhvillim ekonomik. 5. ISG-ja lavdëron Kosovën për punën e saj në vënien e themeleve të një procesi të suksesshëm të zgjedhjeve duke ndërmarrë hapa për forcimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, ajo e përgëzon Kosovën për progresin e arritur në themelimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Ombudspersonit të Kosovës të bërë kohëve të fundit. 6. ISG-ja shpreh mbështetjen për Qeverinë në përpjekjet e saj për avancimin e sundimit të ligjit. Në veçanti, inkurajon përpjekjet e mëtejme që synojnë vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit EULEX. 7. Liria e shprehjes dhe mediat e pavarura që veprojnë në kuadër të ligjit janë elemente absolutisht thelbësore në një demokraci. Si rrjedhojë, ISG-ja e nxit Qeverinë e Kosovës, Komisionin e Pavarur për Media, si dhe aktorët e tjerë relevantë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të promovuar dhe fuqizuar lirinë e shprehjes në Kosovë. 8. ISG-ja rithekson mbështetjen e saj të plotë për përpjekjet e ndërmarra nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Z. Pieter Feith dhe nga Zyra Civile Ndërkombëtare. ISG-ja e mirëpret publikimin në faqen e internetit të ICO-së (www.ico-kos.org) të Matricës së azhurnuar për Zbatimin e Misionit, e cila demonstron përparimin e arritur deri më tani. ISG-ja pret rishikimin e autorizimeve të ICR-së që do të bëhet në takimin e saj në shkurt të vitit 2010.

n.e/NOA

KOMENTE