Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99: Të rinjtë e talentuar do ta kenë mundësinë e tyre në 28 qershor
English

G99: Të rinjtë e talentuar do ta kenë mundësinë e tyre në 28 qershor

Gjirokastër, 17 qershor NOA - Në një tubim me qytetarët e Gjirokastrës, kreu i G99, Erion Veliaj e vuri theksin sërish te forca dhe potenciali i të rinjve shqiptarë të cilët shpesh përballen me mangësinë e mundësive të barabarta për të qenë të suksesshëm në jetë.

"Kanë mbetur më pak se dy javë nga data e zgjedhjeve, nga data e ndryshimit dhe unë besoj se nuk ka forcë tjetër që ta dojë dhe ta mundësojë këtë ndryshim më fort sesa ne të rinjtë- tha Veliaj.

"Nga Tropoja e deri në Gjirokastër, - shtoi Veliaj, - Shqipëria është e mbushur me të rinj të talentuar që kërkojnë vetëm një mundësi, një mundësi për t'ia dalë mbanë, një mundësi për të treguar se dinë të arsimohen, se dinë të punojnë, se dinë të jenë të suksesshëm dhe në datë 28 qershor këta të rinj do ta kenë këtë mundësi".

Veliaj tha se gjatë këtyre zgjedhjeve do të kishte një rol për të rinjtë shqiptarë të ishin aktivë jo vetëm në dhënien e votës por dhe në monitorimin e ruajtjen e saj.

Po ashtu, kreu i G99, Veliaj prezantoi në këtë tubim dhe kandidatët e G99 për qarkun e Gjirokastrës, Orgen Hasanbegaj, të njohur për pjesëmarrjen në protesta patriotike të Tepelenës si dhe aktivisten e shoqërisë civile Alketa Qëndro.

e.l/NOA

KOMENTE