Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata Kushtetuese mban pezull vendimin për naftën D2
English

Gjykata Kushtetuese mban pezull vendimin për naftën D2

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 18 qershor 02:15:48 NOA Update - Gjykata Kushtetuese nuk zbardh vendimin për ligjshmërinë ose jo të draftit të qeverisë, që i jep kompanisë Armo monopolin e naftës D2.

Shoqata e hidrokarbureve ka reaguar sot duke evidentuar faktin se gjykata ka dalë në një konkluzion që në datën 12 maj 2009. Por, pas me shumë se një muaji ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar.

Burime palë në këtë proces pohojnë se gjykata është shprehur kundër vendimit të qeverisë, çka do të thotë që i ka dhënë të drejtë kompanive të importojnë dhe tregtojnë naftën D2 pa qenë e nevojshme ta marrin tek Armo.

Rigels Ikonomi, përfaqësues ligjor i Shoqatës së Hidrokarbureve shprehet i bindur se të gjithë argumentet që ka dhënë përpara trupit gjykues janë marrë në konsideratë nga gjykata, por problemi qëndron se ky institucion ende nuk është shprehur.

"Vendimi është marrë që në datën 12 maj dhe fatkeqësisht gjykata për arsye ende të pashpjeguara nuk ka zbardhur vendimin", - shprehet Ikonomi.

Por e kontaktuar me telefon, zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Edlira Abazi u shpreh se nuk ka asnjë vendim të ri për t'ia komunikuar publikut.

Pas privatizimit, qeveria vendosi që të gjitha kompanitë e karburanteve të furnizohen tek Armo për naftën D2 duke ndaluar importin e këtij produkti, me qellim mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Por ky vendim binte ndesh me parimet e ekonomisë së lirë. "Çdo ditë që kalon, ky vendim në fuqi është një barrë e madhe jo vetëm për buxhetin por edhe për taksapaguesit shqiptarë", - thotë Ikonomi.

Bizneset e karburanteve thonë se pas zbardhjes së vendimit do të hapin një tjetër padi për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti.

Sipas tyre në treg mungojnë 160 milion euro xhiro, mungesë që ka ardhur si pasojë e këtij vendimi.

Shoqëritë e karburanteve drejtoheshin në tregun ndërkombëtarë për të blerë naftën D2, por qeveria i detyroi që këtë produkt ta blinin tek Armo.

Ky vendim u ankimua nga biznesi në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit ende nuk ka dhënë asnjë vendim.

r.l/k.k/NOA

KOMENTE