Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Raporti i DASH, kambanë alarmi për Shqipërinë
English

Meta: Raporti i DASH, kambanë alarmi për Shqipërinë

Tiranë, 17 qershor NOA - LSI denoncon "shpërdorimin, që Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO, për qëllime të ngushta elektorale dhe cënimit të imazhit të Shqipërisë tashmë si një vend anëtar i NATO".

Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i LSI, Ilir Meta ka folur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe për Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e konsideruar atë si shqetësues.

Sipas këtij raporti, vlerësohet se Shqipëria është rikthyer në një vendburimi për trafikimin e burrave, të grave dhe të fëmijëve dhe se Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikut.

"Është vërtet për t'u shqetësuar për këtë pamje dhe imazh që Qeveria e Sali Berishës po i jep botës në përgjithësi dhe sidomos aleatëve tanë më të fuqishëm që na mbështetën në mënyrë të jashtëzakonshme për t'u bërë vend anëtar i NATO-s", - deklaroi Meta.

Sipas tij, rikthimi i vlerësimeve të tilla për vendin tonë edhe pas anëtarësimit në aleancën më të madhe të lirisë, në NATO, tregon qartë se Qeveria e Sali Berishës nuk e mori anëtarësimin në NATO si një nxitje për të arritur standardet, të cilat nuk u plotësuan. Meta tha se Berisha po e përdor futjen në NATO "vetëm për fushatë elektorale, për llogari të ngushta partiake, ndërkohë dhe ato pak standarde që ishin përmirësuar tashmë kanë marrë të tatëpjetën".

Ndaj LSI, - vijoi Meta, - denoncon shpërdorimin, që Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO, për qëllime të ngushta elektorale dhe cënimit të imazhit të Shqipërisë tashmë si një vend anëtar i NATO-s, që ka probleme të tilla që janë tërësisht të patolerueshme.

e.l/NOA

KOMENTE