English

PDK, Ndokaj: Qeveria raciste dhe diskriminuese ndaj komunitetit rom

Tiranë, 17 qershor NOA - Deputeti i PDK, Jak Ndokaj i ka qenë sot në Laprakë të Tiranës ku ka deklaruar se janë raciste dhe diskriminuese politikat e ndjekura nga qeveria dhe pushteti lokal për komunitetin e romeve.

Sipas tij me mire se kudo këto politika shihen qartazi në Laprakë kur familjet rome janë larg të jetuarit në kushte normale.

Ndokaj ka akuzuar edhe deputeten e PD së kësaj zone e cila sipas tij jo vetëm nuk ka lëvizur as gishtin për përmirësimin e jetës në këtë zonë, por më shumë ka shtuar radhët e ujit të pijshëm me bidonë.

"PDK angazhohet për punësimin minimalisht të një personi për çdo familje rome, dhënien fund të skllavërisë së fëmijëve rom nëpër semaforë duke lypur. Këtë do ta bëjë jo me policë, por nëpërmjet një skeme ndihme sociale që merr në vlerësim standardet minimale për një jetesë normale",- tha Ndokaj.

Sipas tij, ka ardhur momenti që romët të marrin në dorë fatin e tyre duke votuar për njerëzit e tyre të komunitetit rom duke mos ia lënë më këtë në dorë politikanëve nga forcat e tjera politike të cilët vetëm sa u marrin votat dhe u kthejnë krahët.

"Votoni për njerëzit tuaj. Votoni për kandidatin rom të PDK i cili është njeriu juaj",- u bëri thirrje Ndokaj të pranishmeve.

k.k/NOA

Â

KOMENTE