Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshëngritje, Ruci del e pesta në Botërorin e të Rinjve në Bukuresht
English

Peshëngritje, Ruci del e pesta në Botërorin e të Rinjve në Bukuresht

Bukuresht, 17 qershor NOA - Ka nisur në Bukuresht të Rumanisë Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rinj dhe të Reja, ku një medalje të rëndësishme e ka marrë vendi ynë.

Në këtë veprimtari, Shqipëria merr pjesë me tre shtangistë meshkuj dhe një femër.

E para që është ngjitur në pedanë në Bukuresht ishte Sherjana Ruci, e cila ka konkurruar të mërkurën në peshën 58 kg.

Paraqitja e peshëngritëses së re shqiptare ka qenë e kënaqshme, pasi është renditur në vendin e pestë në dygarësh.

Në tre provat e saj në stilin e shkëputjes, Ruci ka arritur në kufirin e 79 kg, duke u renditur e pesta në këtë stil.

Ndërkaq, po vendin e pestë, shtangistja kuqezi ka marrë edhe në stilin e shtytjes, duke ngritur 99 kg dhe duke e mbyllur kështu dygarëshin me peshën e kombinuar prej 178 kg.

Në fakt, Sherjana ka humbur vendin e katërt për vetëm 2 kg.

Konkurrimi kuqezi do të vijojë me Briken Caljën, në peshën 69 kg, ndërsa më datë 19 qershor, në peshën 85 kg, do të jetë Ervis Tabaku, dhe më 20 qershor, për peshën 94 kg, Endri Karina do të mbyllë konkurrimin e kuqezinjve.

g.sh/NOA

KOMENTE