English

PS, Rama në Stacionin hekurudhor të Elbasanit: Berisha të shpjegojë keqqeverisjen

Elbasan, 17 qershor NOA - Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë sot në stacionin hekurudhor të qytetit të Elbasanit.

"Sali Berisha ka shumë për t'i shpjeguar popullit të gjithë Shqipërisë dhe popullit të Elbasanit për keqqeverisjen e këtyre katër vjetëve me skandale dhe abuzime që kanë humbur në një batak të pashoq korrupsioni" tha Rama.

"Sali Berisha erdhi në Elbasan për të ripremtuar ripërtëritjen e këtij stacioni që duhet të ishte sot një pol zhvillimi ekonomik për qytetin. E, që në fakt është një kartolinë e prapambetjes, si në rrugët e vjetra, të një transporti të denjë për errësirën e shekullit që lamë pas." shtoi më tej kreu i PS-së.

Rama shtoi -"ne jemi këtu, jo vetëm për të dëshmuar këtë prapambetje të madhe të kësaj pjese kaq të rëndësishme për këtë qytet, tha Rama, duke e cilësuar si të pafalshme këtë gjendje, por për të premtuar rikthimin e këtij transporti me të gjithë vlerat e tij. Gjendja është e tillë, jo vetëm në këtë pikë të transportit hekurudhor, në Elbasan, por ky është një stacion që pasqyron gjendjen e mesjetare të të gjithë këtij shërbimi në mbarë vendin".

k.k/NOA

Â

KOMENTE