English

PS, Ruçi në Divjakë: Votoni për PS, jo për të hedhur hi syve siç bën kryeministri

Divjakë, 17 qershor NOA - Kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi e Bashkim Fino, janë takuar sot me banorë të qytetit të Divjakës për të prezantuar programin e Partisë Socialiste.

Ruçi ka theksuar se PS, do t'i kushtoj një vëmendje të veçantë arsimimit dhe punësimit të të rinjve.

Gjatë fjalës së tij në Divjakë Ruçi është ndalur dhe tek ato përurime që i etiketon si mashtrime të kryeministrit Berisha duke përuruar tre herë të njëjtin segment rrugor.

"Kjo bëhet vetëm për t'u hedhur hi syve banorëve të Divjakës, por ata janë të vetëdijshëm.

Hidheni votën për Partinë Socialiste, jo vetëm për të votuar një njeri, por për të sjellë një alternativë të vërtetë në qeverisje, që të zgjidhë problemet tuaja. Hidheni votën e 28 qershorit, për PS, jo për të hedhur hi syve siç bën kryeministri, që rrugën e Rremasit e përuron tre herë, në tre pika të ndryshme të saj. Hidheni votën për Partinë Socialiste për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e familjes tuaj" tha Ruçi.

k.k/NOA

KOMENTE