English

Sali Berisha sulmon fort Edi Ramën, e konsideron "burracak"

Burrel, 17 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha u takua sot me banorë të rrethit të Matit, ku vlerësoi se ky rreth rezulton me perspektivë premtuese në axhendën energjetike të vendit.

Por në qendër të fjalës së tij, Beirsha ka pasur sulmin ndaj rivalit të partisë kryesore aktualisht në opozitë, Edi Rama.

Kryeministri kërkoi fillimisht që "socialistë të Matit, të mos jepni asnjë votë për Edi Ramën, sepse Edi Rama, ky burracak nuk ia mbajti të dalë në shesh, nuk ia mbajti të dalë në krye të listës tuaj dhe u fut nën tavolinën e Kryetarit të Bashkisë".

"Ai e bëri këtë, - vijoi Berisha, - sepse nuk ka pikën e respektit për ju, e bëri këtë sepse ai nuk ka ka interes tjetër përveç lejeve të ndërtimit, ai e bëri këtë se ju ka zëvendësuar ju me 99-shat e tij të cilët i ka sekserë të lejeve të ndërtimit, ndaj bashkohuni me ne në projektin evropian". Tha kryeministri.

Kurse më tej kaloi në një thirrje dedikuar pikërisht atij: "Vota juaj për Sali Berishën, vota juaj për ndryshimin e Shqipërisë është votë për pensionet tuaja, për rrogat tuaja, për bizneset tuaja, për shkollat e fëmijëve tuaja, është votë për Matin evropian, është votë për Shqipërinë evropiane, është votë për ju, për fëmijët tuaj, për familjen tuaj, për të ardhmen".

e.l/NOA

KOMENTE