Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria do të ulë moshën e pensionit me 5 vjet për të gjithë minatorët
English

Berisha: Qeveria do të ulë moshën e pensionit me 5 vjet për të gjithë minatorët

Tiranë, 18 qershor NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha ngarkoi ministritë përkatëse për të përgatitur vendimin për amendimin e ligjit për pensionet.

Ky vendim do të ulë moshën e pensioneve për minatorët me 5 vjet, si dhe do të ketë fuqi prapavepruese, në mënyrë që të mbulojë të gjithë minatorët dhe ish minatorët shqiptarë.

Gjithashtu në bazë të këtij vendimi, pensionet e minatorëve do të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm për këtë kategori.

Ky vendim do të përmbushë një tjetër premtim të qeverisë për trajtimin e veçantë të minatorëve.

k.k/NOA

KOMENTE