Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani, sot sërish në protesta. Të veshur me të zeza, në kujtim të shtatë viktimave
English

Irani, sot sërish në protesta. Të veshur me të zeza, në kujtim të shtatë viktimave

Teheran, 18 qershor, NOA - Në Iran, sot do të jetë një tjetër ditë protestash pas thirrjes që bëri kandidati i opozitës Mir Hosein Musavi, sfidanti i presidentit Ahmedinexhad bëri për të patur një ditë zije në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë trazirave paszgjedhore.

Musavi u ka kërkuar përkrahësve të tij të mblidhen për marshime paqësore si dhe nëpër xhami.

Edhe dje, disa dhjetëra mijëra përkrahës të opozitës marshuan dje në heshtje nëpër rrugët e Teheranit, shumë prej tyre të veshur me ngjyrë të gjelbër, e cila ka qenë ngjyra e fushatës së Musavisë. Marshuesit mbanin pankarta, por qëndruan në heshtje për të theksuar temën paqësore të demonstratave.

Ata kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u fituan nga presidenti Ahmadinejad, të veshur në të zeza, për të nder të viktimave.

Thirrja e Mousavisë për veprime të mëtejshme është një mosbindje e hapur ndaj udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u bëri thirrje iranianëve që të qëndrojnë të bashkuar prapa autoriteteve të shtetit islamik.

Irani ka konfirmuar se 7 protestues u vranë në përleshjet me milicinë proqeveritare, por Organizata e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, thotë se janë vrarë 15 persona. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve i japin një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të së premtes Presidentit të tanishëm Mahmud Ahmadinexhad. Akuzat se votimet mund të kenë qenë manipuluar janë bërë shkak për trazira, më të mëdhatë që po përjeton vendi që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

n.e/NOA

Â

KOMENTE