English

PS, Rama në Sarandë: Njerëzve të thjeshtë në ankth nga shantazhi i pushtetit

Sarandë, 19 qershor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Sarandës, ku ka deklaruar se këto zgjedhje po shoqërohen me ankthin e njerëzve të thjeshtë që shkaktohet nga shantazhi i pushtetit për të marrë me çdo kusht votën e tyre.

"Për çfarë mund të flasim ne sot në vitin 2009, nëse nuk çlirohemi një herë e mirë nga kjo lloj politike e vjetër e së shkuarës, e cila është politika e politikanëve, që krenohet për standardet demokratike dhe pastaj kërcënojnë mësues, kërcënojnë mjekë, kërcënojnë nëpunës, duke e vënë Shtetin në gjunjë për interesat e një grushti njerëzish, e një oborri të korruptuarish, e një familjeje që ka marrë peng qeverinë e vendit tonë, e një kryeministri që e do me çdo kusht mandatin për të vazhduar të bëjë biznes me qeverinë për familjen e tij.

Këto zgjedhje po shoqërohen me ankthin e njerëzve të thjeshtë që shkaktohet nga shantazhi i pushtetit për të marrë me çdo kusht votën e tyre" tha Rama.

Edi Rama gjatë fjalës së tij në qytetin e Sarandës, është ndalur në këtë fakt, jo vetëm duke e evidentuar atë si një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes dhe mendimit, të lirisë së votës, por edhe si një rast i cili duhet denoncuar nga të gjithë.

"Sali Berisha dhe grushti i njerëzve që sot duan të mbajnë me çdo kusht pushtetin duke përdorur Shtetin për të kontrolluar dhe deformuar votën e njerëzve, duhet të heqin dorë nga çdo strategji dhe nga çdo përpjekje për manipulim. Ndërkohë, cilido që do të guxojë të prekë votën do të, duhet ta dijë se më 29 qershor nuk do të ketë në Shqipëri vrimë ku mund të fshihet." Â u shpreh më tej Rama.

k.k/NOA

KOMENTE