English

Shkodër, kapet në shtëpi i kërkuari nga policia për kultivimin e lëndëve narkotike

Shkodër, 19 qershor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës, si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur kapjen e 48-vjeçarit Kol Mehmetaj, lindur në fshatin Curraj i Epërm, Tropojë dhe banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja e tij u bë për arsye se ai ka qenë person i shpallur në kërkim që më datë 03.03.2009, pasi Gjykata e Rrethit Tropojë me vendimin e datës 17.07.2008, e ka dënuar këtë person me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për veprën penale të "Kultivimit të lëndëve narkotike".

Bëhet e ditur ndër të tjera se Kol Mehmetaj, u kap në fshatin Grude e re, pikërisht në banesën e tij.

n.e/NOA

Â

KOMENTE