English

Vuante nga depresioni, mbytet në pus pasi e kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Korçë, 20 qershor, NOA - Vuante nga sëmundja e depresionit psiqik, nga zemra dhe nga tiroidet, e si të mos i duronte dot të gjitha këto, një ditë më parë ishte shprehur tek familjarët që do të vriste veten.

Por doli se e ka patur me të vërtetë, pasi pas marrjes së informacionit se në vendin e quajtur "Lumi", jashtë një pusi me ujë u gjet një orë dorë dhe një këmishë, rezultoi të ishin të tijat.

Mësohet se ato ishin vendosur atje para ndërmarrjes së aktit fatal për mbytjen brenda në pus nga 52-vjeçari Feridon Beqiraj, lindur në Maliq dhe banues në fshatin Vreshtas të Korçës.

Menjëherë u shkua në vendgjarje, ku me ndihmën e repartit zjarrfikës u bë e mundur nxjerrja e kufomës nga pusi.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se në trupin e viktimës nuk kishte ndonjë shenjë dhune ose dëmtime të tjera.

Nga deklarimet e familjarëve del se ai vuante nga sëmundja e depresionit psiqik, nga zemra dhe nga tiroidet e se një ditë më parë ishte shprehur tek familjarët që do të vriste veten.

n.e/NOA

KOMENTE