Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet kambisti para pallatit të tij nga dy grabitës. Policia: 20 mijë euro për informatorin
English

Vritet kambisti para pallatit të tij nga dy grabitës. Policia: 20 mijë euro për informatorin

Tiranë, 21 qershor NOA - Kambistët tronditen sërish, një grabitje me pasojë vrasjen e një kampisti ka ndodhur sot në hyrje të pallatit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën "Medar Shtylla" në Tiranë kur dy persona kanë tentuar të grabisin kampistin Astrit Cubaj, 40-vjeç, lindur në Koplik Malësi e Madhe dhe banues në Tiranë, është ekzekutuar nga dy persona të cilët dyshohet se kanë pasur për qëllim grabitjen.

Mësohet se Cubaj kishte qenë në punë dhe po kthehej në banesën e tij, ndërsa kur ndodhej pranë pallatit është përballur me dy djem adoleshentë të cilët kanë tentuar ti marrin çantën që ai mbante në dorë.

Dyshohet se kampisti ka bërë rezistencë, veprim i të cilit i ka kushtuar atij jetën.

Dy autorët kanë zbrazur pistoletën në drejtim të 40-vjeçarit duke e lënë të gjakosur në hyrje të pallatit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dëshmitarët e ngjarjes janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë kampistit, ndërsa kanë lajmëruar policinë.

Astrit Cubaj u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak por ndërroi jetë sapo mbërriti në duart e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat rrethuan vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë se duke këqyrur vendin e ngjarjes janë gjetur tre copë gëzhoja.

"Nga veprimet e menjëhershme të kryera, u konkludua se shtetasi Astrit Cubaj, i cili punonte si kambist, rreth orës 14:30 ka qenë duke hyrë për në pallatin e tij, është përballur me dy persona të cilët kanë tentuar t'i vjedhin vlerat monetare dhe më pas është qëlluar prej tyre. Për pasojë e plagëve të marra kambisti Astrit Cubaj ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak Tiranë" thanë zyrtarisht burimet policore të kryeqytetit.

Sipas policisë, autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, dyshohet se janë të moshave 16 dhe 18 vjeç, të gjatë 1.70 dhe 1.75 cm, trupa të hollë, flokë të zeza të qethura shkurt.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij krimi ndërsa me anë të një deklaratë kërkon ndihmën e komunitetit duke vënë në dispozicion një shumë parash për personin që jep detaje të vlefshme për autorët.

"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo informacion të vlefshëm për autorët e kësaj ngjarje, vë në dispozicion shumën e parave të 20 mijë euro, duke garantuar anonimatin e personit që do të japë informacion, në numrat e Policisë 129 dhe 069 41 04 111.

Për ndjekjen e kësaj ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme proceduariale" thanë më tej burimet zyrtare të policisë së Tiranës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE