Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Investigimi i listave: 21 kandidatë jo të denjë për parlamentin e ardhshëm
English

Investigimi i listave: 21 kandidatë jo të denjë për parlamentin e ardhshëm

Tiranë, 22 qershor, NOA - Listat e kandidatëve për deputetë përmbajnë brenda tyre emra të cilët nuk janë të denjë dhe nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për të qenë anëtarë të parlamentit të ardhshëm.

Një fakt i tillë pohohet nga koalicioni "Për parlament të pastër", i cili ka realizuar investigimin e 165 emra kandidatësh të propozuar në listat e të gjitha partive politike.

Kreu i këtij koalicioni, ish-presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar se ndër këta emra, 21 prej tyre rezultojnë si kandidatë të papërshtatshëm për deputetë, duke propozuar për partitë që i kanë propozuar ata, tërheqjen e tyre para datës së 28 qershorit.

Ose në të kundërt, propozohet që ata të vendosen në listim, pas emrave të vlefshëm, në mënyrë që t'u minimizohet mundësia e zgjedhjes si deputetë të ardhshëm, gjë për të cilën koalicioni në fjalë vlerëson se nuk duhet të ndodhë.

Kriteret mbi të cilat u bazua ky investigim ishin arsimimi, kontributi politik, kontributi publik, pastërtia ndaj precedentëve penalë, konflikti i interesit apo edhe ai i ushtrimit të dhunës verbale apo fizike mbi persona të tjerë. Në listën e publikuar nga Moisiu, përfshihen 10 kandidatë të koalicionit "Aleanca për Ndryshim", 5 të koalicionit "Bashkimi për Ndryshim", 4 të koalicionit "Poli i Lirisë" dhe 2 të koalicionit "Aleanca Socialiste për Integrim".

n.e/NOA

KOMENTE