Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran, opozita nuk ndalet, bën thirrje se do të vazhdojë protestat
English

Iran, opozita nuk ndalet, bën thirrje se do të vazhdojë protestat

Teheran, 22 qershor, NOA -Udhëheqësi i opozitës, Mir Hosein Musavi, përmes një deklarate ka bërë të ditur se ai së bashku me mbështetësit, do të vazhdojnë protestat e mëtejshme kundër fitores së diskutueshme në zgjedhje të presidentit Ahmadinexhad.

Në deklaratën e publikuar së fundmi në internet, Musavi thotë se iranianët kanë të drejtë të protestojnë ndaj gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Por ai u kërkoi mbështetësve të tregohen të përmbajtur dhe të mos përdorin dhunën.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se të paktën 10 veta u vranë të shtunën duke e çuar numrin zyrtar të të vrarëve në 17 që kur filluan protestat, ndërsa 457 persona janë arrestuar gjatë përleshjeve në sheshin "Azadi" në Teheran.

Kurse burime policore citojnë se 40 policë janë plagosur dhe 34 ndërtesa qeveritare janë dëmtuar nga këto protesta.

n.e/NOA

Â

KOMENTE