Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Helsinkit thirrje 6 ditë para zgjedhjeve: Të zhvillohen të qeta e të lira
English

Komiteti i Helsinkit thirrje 6 ditë para zgjedhjeve: Të zhvillohen të qeta e të lira

Tiranë, 22 qershor, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, u është drejtuar me një deklaratë zyrtare partive politike dhe vetë zgjedhësve për të bashkëpunuar mbi arritjen e qëllimit për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Në këtë vështrim, vullneti politik dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë faktorë të rëndësishëm që në këto zgjedhje parlamentare të zhvillohen me standardet që kërkohen për zgjedhje të lira e të drejta", thuhet në këtë deklaratë të KSSH-së.

Sipas këtij organizmi, vetëm 6 ditë përpara zgjedhjeve, shihet e nevojshme thirrja për zhvillimin e një fushate të qetë, duke shmangur gjuhën e urrejtjes, gjë që do të ndikonte pozitivisht edhe në atmosferën e ditës së votimit.

"Është koha të bëjmë kujdes më shumë, që të mos lejojmë në asnjë mënyrë, eksese të atilla, si ato që shpunë në humbjen e jetës së militiantit të Partisë Demokratike në Qerret të Kavajës, apo eksese që shpunë në thyerjen e qendrave të votimit, presioneve ndaj kandidatëve për deputetë, etj. Zgjedhësit janë të qartë sot, se qëllimi ynë kryesor mbetet përmbushja e standardeve", pohon më tej deklarata.

Nga ana tjetër, KSHH shpreh shqetësimin se mjaft KQV ende nuk janë emëruar. Kjo ndodh se partitë politike përkatëse nuk i kanë paraqitur KZAZ-ve propozimet.

"Shqetësim tjetër është ai i disa ndryshimeve, bashkimeve apo ndarjeve pa kriter dhe jashtë afateve ligjore të qëndrave të votimit. Veprime të tilla mund të sjellin konfuzion, sorrollatje dhe pakënaqësi të zgjedhësve. KSHH i sugjeron KQZ-së që në interes të ecurisë të procesit të rregullt zgjedhor të ndërhyjë për të parandaluar pasojat e dëmshme pavarësisht se ligji me këtë detyrë ka ngarkuar njësitë e qeverisjes vendore", përfundon deklarata e KSSH-së.

"Në përfundim, KSHH i bën thirrje zgjedhësve për nevojën e një pjesëmarrjeje sa më të gjërë në votimet e 28 qershorit 2009. Këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme, janë provë pjekurie dhe ndërgjegjësimi për një të ardhme më të mirë, për një demokraci më të konsoliduar. Arritja e standarteve në zgjedhjet e 28 qershorit kushtëzon integrimin më të shpejtë të vendit tonë në BE", thekson ndër të tjera ajo.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE