Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Meta në Elbasan: Do të zbatojmë programin tonë për punësim
English

LSI, Meta në Elbasan: Do të zbatojmë programin tonë për punësim

Elbasan, 22 qershor NOA - LSI ka zhvilluar sot një miting në qytetin e Elbasanit ku kreu i kësaj partie, Ilir Meta ka prezantuar Planit për Veprim, që sipas tij do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

"LSI është e vetmja parti në këto zgjedhje që vjen para Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve me një Plan për Veprim për të zgjidhur në radhë të parë problemin e punësimit dhe me një plan të qartë për të ulur koston e jetesës" u shpreh Meta.

"Ne do ta bëjmë Elbasanin një qytet model të punësimit për zhvillimin e biznesit fason dhe zhvillimin e turizmit, kulturës, pasi Elbasani ka qenë gjithnjë një nga qendrat më të fuqishme të kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar. Të gjitha votat duhet të jenë për LSI, të gjitha votat duhet të jenë për projektin e Ilir Metës, për të integruar të majtët dhe të gjithë progresistët e Shqipërisë, të gjitha votat për programin tonë për punësim" tha më tej Meta.

k.k/NOA

Â

KOMENTE