English

Itali, kapet çifti shqiptar me 3 kilogram kokainë

Itali, 23 qershor NOA - Dy shqiptarë, një grua dhe një burrë janë arrestuar sot më Itali pasi në automjetin me të cilin ata po udhëtonin u gjet e fshehur një sasi e konsiderueshme kokainë.

Burime policore të Italisë bënë të ditur se kanë arrestuar dy shqiptarët S.A 32-vjeç dhe C.E 25-vjeç. Mësohet se ata po udhëtonin me një makinë të tipit "Ford Focus" dhe e kishin fshehur sasinë e lëndës narkotike, rreth 3 kilogramë, në serbatorin e automjetit. Sipas policisë gjatë kontrollit të makinës, u gjetën dhe u sekuestrua droga e llojit kokainë si dhe 2.200 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Policia bëri të ditur se dyshohet se droga vinte nga Spanja, ndërsa po punohet për të identifikuar të tjerë persona të mundshëm të implikuar në këtë trafik droge.

Â

KOMENTE