Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liga e Europës - Tirana, Vllaznia dhe Dinamo do të përballen me ekipe nordike
English

Liga e Europës - Tirana, Vllaznia dhe Dinamo do të përballen me ekipe nordike

Tiranë, 23 qershor, NOA - Tirana, Vllaznia e Dinamo, tre skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen me tre klube të Europës veriore, përkatësisht Stabek të Norvegjisë, Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës.

Ky është rezultati i shortit që është hedhur mbi ndeshjet e para eliminatore në kuadrin e këtij kampionati, të cilat kanë fiksuar përballjen e këtyre tre ekipeve para tre ekipeve nordike.

Tirana, nga ana e saj do të përballet me kampionen e Norvegjisë në Ligën e Kampioneve. 24-herë kampionët, tashmë nën drejtimin e kroatit Ilija Lonçareviç, shpresojnë të avancojnë në turin e tretë, pasi përballë kanë një skuadër pa asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto.

Ndërsa Vllaznia do të përballet me Sligo Rovers të Irlandës, ekip ky që drejtohet nga një anglez. Tashmë, nënkampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Irlandës me shpresë së pas përballjes së dyfishtë me Sligo Rovers, do të përsërisin suksesin e vitit të kaluar.

Dinamo është ekipi i tretë shqiptar që do marrë pjesë në këtë turin e kësaj Lige, por ama më parë i duhet të kalojë sprovën me finlandezët e FC Lahtit.

n.e/NOA

KOMENTE