English

Nisin "ethet e zgjedhjeve", KQZ dërgon sot në rrethe fletët e kutitë e votimit

Tiranë, 24 qershor, NOA - Nisin të ndihen "ethet" e para të zgjedhjeve në vendin tonë. Kur vetëm 3 ditë kanë mbetur nga dita e votimeve dhe partitë po përgatiten për takimet përmbyllëse të fushatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis sot shpërndarjen e materialit zgjedhor në të gjithë vendin.

Bëhet fjalë për fletët e votimit të 3.84 milionë zgjedhësve, kutive të votimit, proces-verbalet, bojës matrikuluese dhe gjithë materialeve të nevojshme për procesin zgjedhor, që do të nisen sot nga Tirana për në 66 Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe listën e 34 vëzhguesve afatshkurtër të SHBA-ve dhe të OSBE-ODIHR, mes të cilëve edhe vetë ambasadori amerikan, Xhon Uidhers.

n.e/NOA

KOMENTE