English

Vdes e moshuara, përplaset nga maunia turke

Korçë, 24 qershor NOA - Një e moshuar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga maune turke.

Ngjarja ndodhi sot në superstradën Korçë-Kapshticë pranë fshatit Cangonj, kur një maune turke pa përplasur për vdekje 75-vjeçaren Diturie Zhyleku nga fshati Tren i rrethit të Devollit.

Mësohet se Zhyleku po kalonte nga njëra enë e rrugës në tjetrën kur është goditur me pasojë vdekje nga një maune me targa turke 34 DR 250.

Hetuesit e aksidenteve mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave ndërsa po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë është ndaluar drejtuesi turk por sipas hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e një kalimi të gabuar të rrugës nga ana e 75-vjeçares.

k.k/NOA

KOMENTE