Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I mituri i vjedh paratë në dhomën e hotelit, konkurrenteve për Miss Shqipëria 2009
English

I mituri i vjedh paratë në dhomën e hotelit, konkurrenteve për Miss Shqipëria 2009

Kavajë, 25 qershor NOA - Akomodimi i konkurrenteve për "Miss Shqipëria 2009" në një hotel në Golem, duket se është mësuar nga një i mitur i cili nuk ka nguruar të afrohet.

Por në fakt ai nuk ka shkuar pranë hotelit për të parë nga afër konkurrentet ashtu siç ndodh rëndom me djemtë por qëllimi i tij ishte t'i zhvaste ato.

Kështu të paktën dy konkurrenteve i mituri A.M, 14-vjeçar ka mundur tu marrë një sasi parash.

Vjedhja ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes duke i gdhirë dita e sotme kur A.M, 14- vjeç, lindur dhe banues në Kavajë është kapur në flagrancë duke vjedhur në një kompleksin turistik në Golem, një shumë parash.

Sipas policisë i mituri kishte mundur të hynte në ambientet e brendshme të kompleksit pikërisht në apartamentet ku qëndronin konkurrentet për "Miss Shqipëria 2009", ku ka arritur për t'i vjedhë dy konkurrenteve, shumën e parave prej 6 200 lekë, dhe shumën e parave prej 4 000 lekë e 15 euro. Alarmi i bukurosheve ka bërë që të mbërrijë policia e cila ka nisur procedimin penal ndaj 14-vjeçarit dhe në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë Rrethit Durrës të Seksionit të Miturve, për veprën penale të "vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE