Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri takon artistët, u premton mbrojtje gjatë mandatit të tij të ardhshëm
English

Kryeministri takon artistët, u premton mbrojtje gjatë mandatit të tij të ardhshëm

Tiranë, 25 qershor, NOA - Qeveria gjatë katër viteve të ardhshme do të qëndrojë në krah të artistëve, duke i mbështetur ata për të gjitha gjërat që kanë nevojë.

Një fakt të tillë mësohet që kryeministri Berisha ta ketë deklaruar gjatë një takimi që ka zhvilluar me një përfaqësi të tyre, nismë kjo e kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku.

Në mjediset e Teatrit Komnbëtar, kryeministri ka theksuar se gjatë katër viteve që vijnë qeveria do të punojë më shumë për t'i siguruar artistëve një status të veçantë. Duke vlerësuar rolin e madh të artistëve në identitetin kombëtar dhe përfaqësimin e vendit në Evropë dhe në botë, ai i garantoi ata se qeveria do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të tyre për forcimin e identitetit krijues. Ndërkaq, duke falënderuar kandidaten për deputete, Rajmonda Bulku, përfaqësuese e komunitetit të artistëve, kryeministri Berisha shprehu bindjen se ajo do të jetë një përfaqësuese e denjë e tyre.

n.e/NOA

Â

KOMENTE