Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një da©ja  vu nga Tirana
English

Një da©ja  vu nga Tirana

Nga Armand Shkullaku

Përplasja më e fundit në Kosovë, ajo mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, ndoshta më e ashpra deri më sot në skenën politike kosovare, ka shkaktuar reagimin dhe shqetësimin e shumë opinionbërësve në Prishtinë. Ky shqetësim shkon nga droja për tensionimin e skajshëm të situatës politike e deri në destabilizimin e saj të mundshëm gjatë konfrontimeve elektorale. Në këtë qerthull përfshihen edhe shqetësime të tjera si ajo për gjuhën e ashpër të përdorur, për radikalizmin dhe ekstremizimin e panevojshëm mes forcave politike në Kosovë, etj. Të gjitha këto janë sigurisht pasoja të ndeshjes mes PDK dhe AAK, por atyre u duhet shtuar edhe një tjetër, më e madhe dhe më e rrezikshme për demokracinë kosovare. Fjala është për imunizimin e publikut nga akuzat për korrupsion.

Skena e disa ditëve më parë, ku Haradinaj dhe Thaçi lëshuan ndaj njëri- tjetrit arsenalin më të rëndë të akuzave, ku hodhën baltë me lopata mbi të shkuarën dhe të tashmen, kur prekën pothuajse fundin duke përmendur jo vetëm korrupsionin por edhe krimin e organizuar, ngjan me një déjà vu nga cirku politik i Tiranës. Për vite me radhë atje kanë ushtuar dhe vazhdojnë të klithin akuzat emblematike: Nano hajdut, Berisha kriminel, Nano padrino, Berisha vrasës ose tani: Berisha i korruptuar, Rama mafioz. Aq shumë janë përdorur e stërpërdorur këto akuza, që edhe nëse janë të vërteta, elektoratin në Shqipëri tashmë e lënë krejtësisht indiferent. Në fund të fundit ai nuk ka alternativë zgjedhje. Në një vend ku të gjithë janë përbaltur, ku të gjithë akuzojnë të gjithë për krim dhe korrupsion, zhurma bëhet aq e madhe sa veshët e qytetarëve mësohen dhe nuk reagojnë më. Publiku bëhet i ftohë dhe e humbet dëshirën për ta ndryshuar realitetin. Ai e kupton se këto akuza nuk bëhen për t'u distancuar nga e keqja dhe për ta eliminuar atë, por bëhen thjesht për luftë politike. Se ato nuk kanë qëllim të zbardhin të vërteta, por t'i fshehin më keq ato. Se askujt nuk i dhimbset prona publike dhe interesat e qytetarëve, por synon të rrëzojë kundërshtarin për t'i zënë vendin në perandorinë e përfitimeve të pushtetit. Denoncimet për vjedhje, korrupsion, krim dhe abuzim bëhen të zakonshme, një refren monoton, që nuk zgjon më asnjë ndjeshmëri dhe nuk kërcënon më askënd. Ky model, kjo déjà vu e politikës së Tiranës po përsëritet këto ditë edhe në Prishtinë. Palët akuzojnë njëra- tjetrën, por asnjëra prej tyre nuk është e interesuar seriozisht t'i hyjë verifikimeve, të ngrejë komisione parlamentare hetimore apo t'i drejtohet me prova (që pretendojnë se i kanë) organeve të drejtësisë. Kjo jo vetëm sepse të dy krahët janë të përfshirë, kush më shumë e kush më pak, në afera të dyshimta e korruptive dhe nuk do duan t'i hapnin petët e byrekut. Nuk është vetëm kjo. Duke hedhur baltë dhe akuza që shkojnë deri në ekstrem, krijohet përshtypja se të gjithë janë njëlloj, se kushdo që vjen në pushtet do vjedhë dhe do abuzojë, se në fund të fundit elektorati është i dënuar të zgjedhë atë që i paraqitet si e keqja më e vogël. Dikush këtu mund të thotë, se në një shoqëri ku mungon një drejtësi e pavarur apo mekanizma të tjerë që mund të ndriçojnë korrupsionin e qeveritarëve, duhet të gëzohemi që për shkak të luftës politike ata i nxjerrin vetë në shesh të palarat njëri- tjetrit. Në fakt nuk është kështu, kjo është mënyra më e keqe. Kjo e shndërron konkurrencën e ndershme politike në një lloj show, në një cirk ku lloj-lloj klounësh mund të dalin dhe të thonë çfarë u kalon në mendje. Nëse vazhdohet në këtë rrugë, edhe publiku kosovar do të fitojë imunitet ndaj akuzave të tmerrshme që dëgjon herë për Thaçin e herë për Haradinajn. Ai do ta zhvendosë vëmendjen nga problemet reale dhe do të fillojë të shndërrohet në spektator që pret të shohë nëse Haradinaj do i buzëqeshë Thaçit apo nëse Thaçi do t'i zgjasë ndonjëherë dorën kundërshtarit të tij. Publiku nuk do të merret më me thelbin e problemit, që është grabitja e pasurive të tij dhe kufizimi i ofertës politike apo mundësisë për ndryshim, por do të presë spektaklin e radhës: Sa vila ka Ramushi dhe sa para publike po përfiton Thaçi apo anasjelltas. Dhe nuk do të jetë e largët e dita, që i velur nga ky show bajat, elektorati do të humbasë interesin, do të bëhet indiferent dhe do të mësohet me të keqen. Për më tepër do të humbë plotësisht edhe besimin tek organet e drejtësisë. Dueli i fundit Thaçi- Haradinaj i ka të gjitha shenjat e një rreziku të tillë. Akuzat janë nga më të rëndat: që nga fondet ilegale për SHIK-un e deri tek trafiqet mafioze. Dhe asnjëra palë nuk i ka depozituar faktet që disponon në organin e akuzës, duke bërë kështu një tjetër shkelje të ligjit, mbajtjen fshehur të provave për t'i përdorur ato si shantazh politik. Sigurisht që as nuk kanë për ta bërë një gjë tillë jo vetëm Thaçi e Haradinaj, por as vetë Prokuroria nuk do të nisë ndonjë hetim për akuzat e forta që u thanë në mes të ditës dhe në të gjitha mediat. Ajo që dihet me siguri është fakti se publiku rrezikon të mësohet me këtë gjendje dhe gjithnjë e më shumë do të humbasë besimin se politika dhe drejtësia një ditë do të funksionojnë normalisht dhe në shërbim të tij. Prandaj, askush nuk ka përse fërkon apo përplas duart, në një spektakël që në fund na lë të zhgënjyer. Modelin e kemi shumë pranë dhe nuk duhet ta harrojmë.

Â

KOMENTE