Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu: Shumë shpejt marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi
English

Presidenti Sejdiu: Shumë shpejt marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Prishtinë, 25 qershor NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu është kthyer nga vizita në Shqipëri, ku mori pjesë në takimin e përbashkët në Vlorë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa në Tiranë pati një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Sapo është kthyer në Prishtinë, ai ka dhënë një deklaratë me anë të së cilës është shprehur se çmoi lart takimin e organizuar nga Presidenti Topi dhe mundësinë për shkëmbim mendimesh me presidentët e vendeve të Ballkanit. "Ishte një mundësi e mirë e komunikimeve të drejtpërdrejta, të hapura, pa rezervë. Mendoj se është krijuar një bazë e mirë për komunikime të mëtejshme, por edhe për marrëdhënie bilaterale", theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndërlidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi, Presidenti Sejdiu theksoi se kjo do të bëhet shumë shpejt, pasi të kapërcehen procedurat e nevojshme, por shtoi se mosvendosja deri më tani e marrëdhënieve diplomatike nuk e pengon bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira. Presidenti Sejdiu ka komentuar edhe arrestimin në Bullgari të ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku. "Interpoli duhet të ketë parasysh se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj njerëzve të Kosovës janë akuza të ngritura nga dikush që ka qenë krimineli vetë. Flas për njerëzit që kanë bërë krime në Kosovë dhe kreun e tyre shtetëror. Akuza që në mënyrë të padrejtë qëndrojnë ende në sirtarët e Interpolit", theksoi ai, duke i bërë thirrje mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë së përbashkët, Interpolit dhe Europolit, që të kenë kujdes në akuzat që Serbia ka ngritur ndaj njerëzve të Kosovës.

k.k/NOA

KOMENTE