Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti Rajonal i Guvernatorëve për krizën globale, Fullani përfaqësoi Shqipërinë
English

Samiti Rajonal i Guvernatorëve për krizën globale, Fullani përfaqësoi Shqipërinë

Podgoricë, 25 qershor, NOA -Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka prezantuar Shqipërinë në Samitin Rajonal të Guvernatorëve dhe Bankierëve.

Ai u zhvillua në Malin e Zi dhe kishte si temë kryesore atë me titullin "Masat kundër krizës globale në sektorin financiar".

Të pranishëm në të kanë qenë edhe guvernatorët e bankave qendrore të Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, si dhe shumë drejtues të lartë të bankave, grupeve bankare dhe institucioneve financiare kryesore që operojnë në rajonin tonë, të cilët kanë marrë në shqyrtim masat që duhen marrë nga secili vend i rajonit për të kontribuar në zbutjen e efekteve të krizës financiare që ka përfshirë globin.

Kjo parë në këndvështrimin e bashkëpunimit rajonal të përbashkët, me qëllim rigjallërimin e sistemit bankar dhe ekonomive të vendeve të rajonit. Nga ana e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërise, Fullani, foli ndër të tjera për zhvillimet kryesore makroekonomike në Shqipëri dhe karakteristikat e sistemit tonë financiar, i cili gëzon tipare të njëjta me ato të vendeve të tjera në rajon, për masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për zbutjen e ndikimit të krizës financiare ndërkombëtare mbi sektorin tonë bankar dhe mbi ekonominë shqiptare.

>
KOMENTE