English

Shkodër, dy të plagosur rëndë nga aksidentet

Shkodër, 25 qershor NOA - Dy të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Shkodrës.

Aksidenti i parë ësh5të regjistruar mbrëmë në vendin e quajtur Banka Arabe, kur 27-vjeçari M. Ndrevashaj, ka qenë duke drejtuar mjetin motoçikletë tip "Kavasaku", me targa SH 471 C, kur ka aksidentuar 50-vjeçaren Stane K. e cila ka qenë duke lëvizur si këmbësorë nga krahu i djathtë i rrugës.

Si pasojë e përplasjes Stane K., ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia çoi për ndjekje penale në gjendje të lirë drejtuesin e mjetit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë që po dje në segmentin rrugor Koplik-Boge, në vendin e quajtur fshati Xhaj, Komuna Shkrel, ka ndodhur një tjetër aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjete.

Sipas policia ka qenë një autobus tip-Benz me targa MA 3357 D, që drejtohej nga 47-vjeçari L. Gega i cili po udhëtonte nga Kopliku në drejtim të Bogës, ku pikërisht tek një kthesë e fshatit Xhaj, është goditur nga mjeti tip-komjonçin me targa LE 86-04 A, që drejtohej nga 52-vjeçari Vlash Skandaj.

Për pasojë është plagosur L. Gegaj, drejtuesi i autobusit dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 52-vjeçarin Vlash Skanaj, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE