Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria hap një autostradë për kosovarët
English

Shqipëria hap një autostradë për kosovarët

Nga Hope dhe Neil MacDonald*

Për Kosovën, e cila vitin që shkoi shpalli pavarësinë, rruga moderne me katër korsi shënon një lidhje thelbësore komerciale, që shtrihet në një vend miqësor.

Me një çmim prej 600 milionë eurosh, kjo autostradë shkurton udhëtimin tetë orësh nga Tirana në Prishtinë në më së paku dy orë, thotë Ernest Noka, zëvendësministër i Transportit në Shqipëri. Ka qenë një nga sfidat më të rënda të ndërtimit në korridorin që lidh portin e Durrësit në Adriatik me rrugët e brendshme të Ballkanit dhe pan-evropiane. Shpend Ahmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara, ka thënë se Durrësi kësisoj mund të shndërrohet në një rival serioz përballë Selanikut të Greqisë, duke zbritur çmimet e transportit për gjithë Ballkanin, pasi të jenë hapur të gjitha seksionet e rrugës. "Kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit për shqiptarët", citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Shqipëria shpreson se rruga gjithashtu do të sjellë turistë në vijën bregdetare relativisht të pazhvilluar të Adriatikut. Shqipëria ka arritur të tërheqë vitin e kaluar rreth 1 milion turistë, kryesisht nga vendet që s'kanë dalje në det, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. "Hapja e rrugës bëhet pikërisht në fillim të sezonit turistik. Presim që rreth 6 milionë njerëz të marrin këtë rrugë prej tash e deri në fund të vitit", thotë zoti Noka. Autostrada e re përfshihet edhe nga tunele binjake, secili në gjatësi prej 5.6 km, dhe dy urra mbi male shkëmbore. Është një arritje e madhe në një vend që njihet për infrastrukturë të dobët. Megjithatë, seksionet tjera të rrugës 170 km midis Tiranës dhe kufirit të Kosovës duhet ende të ripërtërihen dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është përballur me kriticizëm për tejkalim të shpenzimeve. Autostrada thuhet se do t'u kushtojë taksapaguesve shqiptarë më shumë se 1.1 miliard euro, dyfishi i 550 milionë eurove të inkasuar, dhe padyshim do të kontribuojë në deficitin e këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Kosova, ndërkaq, nuk ka fonde për të ndërtuar arterien e saj që do të zgjatej deri në veri, çmimi i së cilës është vënë në 650 milionë euro. Sidoqoftë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shpreson se autostrada e re, e ndërtuar bashkërisht nga Behteli amerikan dhe Enka turke, do të shtojë gjasat e tij në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Shqipëri.

Publikuar sot në: "Financial Times"

KOMENTE