English

Tre persona të armatosur me maska grabisin postën në qytetin e Ferizajt

Ferizaj, 25 qershor, NOA - Forcat e policisë së Ferizajt në Kosovë janë informuar për një rast grabitje në postën numër 3 të këtij qyteti.

Menjëherë policia ka reaguar dhe në vendngjarje ka mësuar se aksioni i grabitjes ishte kryer nga tre persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e armës kishin mundur të merrnin edhe një sasi të hollash, në vlerë rreth 540 euro.

Lidhur me rastin në fjalë, bëhet e ditur se është informuar prokuroria e Prishtinës dhe për momentin të arrestuar nuk ka.

n.e/NOA

KOMENTE